Ronaldo ‘stilohet’ nga e shoqja

Iku shpejt nga Torino me destinacion Funkal të Portugalisë. U tha se mamaja e tij Dolores Aviero, pati një problem shendetësor në tru. Pasi u shërua, Ronaldo dhe familja e tij, qëndroi në ishull. Sot ai poston në rrjete:

“Qëndro në shtëpi dhe mbaj stil “. Me këtë mesazh video në mediat sociale, Kristiano Ronaldo dëshiron të përshëndeste të gjithë fansat e tij nga shtëpia e tij.

Në videon shoqëruese, duket edhe partnerja e tij Xheorxhina Rodriguez e cila bën berberin duke i prerë flokët me një makinë elektrike të dashurit të saj.

Një atmosferë e qetë dhe relaksuese, ajo e familjes Ronaldo, me kampionin e Juventusit i cili në kohën e emergjencës koronavirus, gjen metoda alternative për të mbetur në modë. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!