Barcelona gati të ulë …pagat

Spanja pas Italisë është ndër vëndet më të prekura nga Koronavirus në Europë. Shumë klube kanë nisur të mendojnë reduktimin e pagave dhe Barcelona duket se do jetë promotore në këtë aspekt.

Sipas ‘Sport’, lojtarët e Barcelonës janë të gatshëm të ulin pagat për të përballuar urgjencën e Koronavirusit.

Ekipi dhe drejtuesit në të vërtetë do të kishin gjetur marrëveshjen për uljen e pagave pas situatave që ndodhën ditët e fundit.

Për këtë arsye, presidenti blaugran Bartomeu ditën e sotme, do të takohet ECA, UEFA dhe disa anëtarë të ligave të tjera evropiane për të marrë një vendim të përbashkët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!