Sauthgejt, letër e hapur për anglezët

“Nuk është koha të flasim për Europianin, heronjtë e ditës janë të tjerë…”Kjo është në thelb letra e hapur që tekniku i Anglisë lëshon për pubiikun në ishull.
Letër e hapur nga trajneri i Anglisë, Gereth Southgejt, botuar në faqen zyrtare të FA:
“Ne do të kishim luajtur javën e ardhëshme dhe do t’ju përfaqësonim gjatë verës, por tani nuk është koha që ne ta vendosim veten në qendër të skenës.
Heronjtë e momentit janë burra dhe gra që po vazhdojnë të punojnë pa u lodhur në spitalet dhe qendrat tona mjekësore për t’u kujdesur për miqtë dhe familjet tona.
Ata nuk do të marrin duartrokitje individuale, por të gjithë e dimë që rëndësia e tyre shkon përtej çdo gjëje që bëjmë në fushë. Kur të kthehemi të luajmë.
Atëherë kur vendi ynë dhe bota do të jenë në rrugën e rimëkëmbjes. Shpresojmë të jemi më afër se kurrë dhe të gatshëm…
Ne do të luajmë Kampionatin Evropian verën e ardhshme dhe nuk është momenti për të menduar për evenimentin e shtyrë” –shkruan tekniku i Anglisë.