UEFA ndal vrullin, Champions e Europa League…pa ‘datë’

Për shkak të pandemisë Covid-19 në Evropë, UEFA mori sot një vendim zyrtar për të shtyrë ndeshjet planifikuara fillimisht për majin e vitit 2020.
Finalen e Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Kampioneve për femra shtyhen pa afat. Sakaq, ende nuk është marrë asnjë vendim për datat e reja.
Grupi i punës, i krijuar javën e kaluar pas thirrjes së video-konferencës midis drejtuesëve evropianë të futbollit dhe kryesuar nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, do të analizojë opsionet në dispozicion.
Grupi ka filluar përpunimin e kalendarit ndërsa për këtë situatë do të ketë një njoftim të ri, thuhet në një deklarim të UEFA-s.