Erik Kantona, ambasador i Junajtid…

Erik Kantona në ‘Old Traford’. Ky ëshë lajmi i radhës që vjen nga klubi i Mançester Junajtid.

53-vjeçari francez luajti për ‘Djajtë e Kuq’ nga 1992 deri 1997 dhe ka mbetur në histori si një nga më të mirët e tyre ndër vite.

Sipas ‘The Mirror’, Mançester Junajtid, po sheh mundësinë e rikthimit të Kantonas në një rol ambasadori në ‘Old Traford’.

Raportohet se rikthimi i tij, do të ishte një lëvizje e madhe për klubin. Një fitues i madh i së shkuarës do rriste shumë prestigjin e ‘Djajëve‘, thonë analistët.

Ai do të bashkohej me Bryan Robson dhe Denis Irwin si ambasadorë të klubit, duke ndjekur raportet me tifozët dhe zhvillimet jashtë klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!