Lukaku: ‘Besojmë te titulli, që fëmijë ndiqja Interin…’

E vështirë të flitet për futboll këto ditë pandemie globale. Por sulmuesi belg i Interit ka thënë gjithçka i është pyetur nga miku i tij i vjetër në Londër.

Materiali vjen kështu:

“Juve ishte shumë afër, është e vërtetë. Por ju e dini që mendja ime ishte e përqendruar gjithmonë te Interi dhe trajneri i tij. Për mua, Interi ka qenë gjithmonë ekipi i preferencës në Itali.

Që fëmijë kam parë bëmat e Adriano, Ronaldo, Kristian Vieri me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Klubi dhe trajneri më donin fuqimisht, Antonio Konte gjithashtu më donte të Çelsi.

Kështu që për mua ishte koha për të shkuar atje…

Këtu te Inter ne punojmë shumë. Ka edhe një ndryshim rrënjësor në krahasim me Anglinë për sa i përket frymës së grupit. Në Itali çdo 2-3 javë kemi darka në grup, në të cilat marrin pjesë të gjithë. Një ose dy lojtarë marrin inisiativë dhe na mbledhin të gjithëvë në darkë.

Ne kemi cilësi…Nëse shihni si luajmë, vini re se si jemi skuadra më agresive. Tekniku gjithashtu e ngulit këtë mentalitet, duke kërkuar për të qenë agresiv. Titulli? Ne duhet të mendojmë se nuk ka mbaruar ende.

Ky është mentaliteti im, derisa matematika të vendosë. Kemi ende shpresë, duhet të besojmë. Lazio dhe Juventus mund të humbasin ndeshjet e tyre, por ne duhet ta shikojmë veten “-tha belgu për Ian Wrigh në ‘Youtube’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!