Higuain në Argjentinë, ikin edhe Pjaniç e Kedira…

Gonzalo Higuain largohet nga Torino dhe kthehet në Argjentinë për t’u bashkuar me nënën e tij që nuk është mirë.

Sulmuesi i Juventusit, pasi i ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore gjatë javës ndërsa doli negativ, u largua nga hoteli ku ishte së bashku me familjen për t’u kthyer në Argjentinë.

Sulmuesi i Juventus, ka marrë njoftimin se mamaja e tij në Argjentinë, nuk është mirë me shëndet.

Ndërkaq pasi ka paraqitur dokumentet teksa dëshmojnë gjendjen e mirë shëndetësore, ai ra dakord për planin për fluturimit me autoritetet e aeroportit.

Nga aeroporti Kasele, fluturoi me një avion privat për në Francë, pastaj nga atje për në Spanjë për të arritur më në fund në vendlindjen e tij.

Sakaq, së bashku me Higuain, edhe Pjaniç e Kedira kanë lënë Torinon dhe janë kthyer në vendet e tyre. Të gjithë negativë gjatë kontrollit për koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!