Strakosha, gati kontrata e re marramendëse

Ndoshta sepse ishte portier i dytë te Salernitana katër vite më parë. Ndoshta sepse ai është pak njeri mediatik, i cili gjithmonë preferon të mos paraqitet në intervistat e ndryshme.

Fakti është se Tomas Strakosha, portieri i Lacios, është një nga më të nënvlerësuarit në kampionat, pavarësisht se cfar flasin për të. Ka pësuar më pak gola në kampionatit (23 gola), një më pak se Juventus dhe Inter (i cili ka një ndeshje më pak kundër Sampdoria).

24 vjeçari shqiptar kaloi momente të vështira, sidomos pas disa gabimeve, por ai gjithmonë ngrihej në këmbë. Me të dhëna teknike dhe konkurencë të madhe në distancë me Handanoviç dhe Shezni.

Treguesit shpesh e vendosin shqiptarin në majë. Vlera e tij ka shkuar në 35 milon euro. Tare, Lolito dhe Inzagi, asnjëherë nuk kanë dyshuar në aftësitë e tij.

Por në Formelo, ku u rrit Strakosha, drejtuesit duan ta mbajnë gjatë. Kjo është arsyeja pse një rinovim i mundshëm, me adaptim të kontratës nga 1.2 milion neto që përfiton tani (skadon në 2022) të rritet ndjeshëm. Strakosha shihet si pikë kyçe e Lacios për shumë vite ndaj kontarata e re duket gati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!