Milan në sulm, Ajer gjigandi i ardhëshem i ‘djallit’

sportiim2

Milan ‘hap’ merkaton para kohe. Mësohet se menaxherë të klubit, janë duke punuar për të piketuar futbollistë të së ardhmes.

Një nga profilet më të ndjekura nga Milani për tregun e ardhshëm të transferimeve të verës është një futbollist shumë i ri(i lindur në 1998).

Bëhët fjalë për Kristofer Ajer, mbrojtësin norvegjez të Seltik Glasgou. Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të rinovojë me klubin skocez dhe kuqezinjtë kanë kohë duke e ndjekur.

Ajer mund të luajë edhe si një mesfushor sulmues. Karakteristikë e futbollistit është edhe nuhatja për të shnënuar. Klubi i Milanit, edhe pse në krizë institucionale nuk po qëndron duarkryq.

1.96 i gjatë dhe 3 gola të shënuar në 27 takime me Selltikun…

?>