Koronavirusi/ Rama: “Të ndalet sporti…”

Sot do të luhen dy takimet e javës së 26- të Kategorisë Superiore. Vllaznia- Partizani dhe Skënderneu-Kukësi, në program në 18:00. Por nga nesër të gjitha aktivitetet sportive, pritet të ndalën deri në 3 prill.

Qytetarët P.K.dhe V.K, u pikasen mbrëmë me Koronavirues dhe masat e para për të ndalur përhapjen në vend, duken të forta.

Ishte vetë kreu i qeverisë Edi Rama ndërsa ditën e sotme pas konfirmimit të 2 rasteve me Koronavirues në Shqipëri, ka deklaluar se qeveria do ju paraprijë situatave me Covid-19 duke ndalur aktivitetet kulturoro-sportive.

Në mbledhjen urgjente të qeverisë, kryeministri njoftoi se është alokuar edhe një fond shtesë për shëndetësinë prej 400 milionë lekësh.

Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej.

Të mbyllim të githa institucinet arsimore dhe të mbyllim të gjitha grumbillimet masive kulturore arsimore, sportive, dëgjesave publike deri më datën 3 prill,  për të parë dinamikën e këtij zhvillimi e për të vendosur për më tutje”-tha ndër të tjera Kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!