Tirana fiton ndaj ‘Stazhillës’, Teuta e Bylis hap ‘fals’
Kategoria Superiore, java e 26-të: Tirana- Laçi 1-0 (Ngo 73′)
Teuta- Flamurtari 1-1 (Çyrbja 53′ / Haruni 13′)
Luftëtari- Bylis 1-1 (Lika 44’/ Guindo pen 35′)
Tirana luan një ndeshje jo në pritshmëri por në fund feston fitoren aq të dëshiruar me Laçin. Shifrat 1-0 në “Air Albania Stadium”, i japin mundësi bardhebulve të udhëheqin të qetë klasifikimin.
Pas një fillimi studius, janë kurbinasit të cilët i afrohen më shumë golit. Filimisht Xhixha dhe më pas shtylla e Adolf Selmanit në të 28-tën, krijojnë panik te porta e Ilion Likës.
Për Tiranën, vetëm një tentativë me Bathën në 41′. Topi mbi tra.
Starti i së dytës më pozitiv për vendasit. Ka më shumë inisiativë nga krahët e kryesisht te sektori i Kobina. Janë disa tentativa por dhe bardhezinjtë me Dembaki, kanë një mundësi të artë për të befasuar Tiranën.
Në të 73-tën kyçi i takimit thyhet nga Stazhilla. Inkursioni karakteristik i Dokës nga e djathta, harkimi në zonë me moldavin që del si amator dhe Ngo me kokë, e dërgon në rrjetë. Aq ishin edhe shifrat përfundimtarë.
Në dy takimet e orës 14:00, Teuta humbi mundësinë për të marrë tri pikë ndaj Flamurtarit ndërsa të njëjtën gjë, bëri edhe Bylis që u ndal nga Luftëtari në Gjirokastër. Të dyja takimet u mbyllën me shifrat 1-1. Nesër java ecën me takimet Vllaznia- Partizani dhe Skënderbeu- Kukësi.