Seria A, ‘zhurmë në qetësi’, Junajtid-Siti ‘vullkan’

Seria A luan në heshtje. Ashtu siç është njoftuar më herët, fqinjët tanë për shkak të Koronavirusit nëpër këmbë, kanë marrë masa ekstreme dhe takimet do luhen pa tifozë.

Nis në 12:30 me Parma SPAL për të vijuar me takimet e orës 15.00, Milan-Xhenova e Sampdoria- Verona. Në 18:00, Udineze-Fiorentina dhe në 20:45, supersfida Juventus- Inter.

Bundesilga ofron derbin bavarez Bajern Mynih- Augusburg (15:30) teksa në 18:00, Mainz-Duseldorf.

Premier, sot me dy takime ‘BIG’. Çelsi pret Evertonin në 15:00, ndërsa derbi i Mançesterit mes Junajtid dhe Sitit, në 17:30.

Sakaq, në La Liga, luhet java e 27-të. Hap ditën Osasuna- Espanjol (12:30). Betis- Real Madrid, mbyll ndeshjet e ditës së sotme duke nisur nga ora 21.00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!