Nuk ka ndalesë, të mëdhatë në fushë…

Me Seria A në kaos, për shkak të Koronavirusit, kampionatet elitare në Europë: Bundesliga, La Liga, Premier League, Ligë 1, Eredivise të gjitha sot në fushë.

Bundesligë, shumë takime të javës së 25-të, do pasojnë atë të ditës së djeshme teksa Paderborni u mund 1-2 nga Këlni. Takimi kryesor Gladbah- Dortmund në 18:30.

La Liga, njeh takime si Atletiko Madrid-Sevilja, Barcelona- Sociedad, Eibar-Majorka dhe Getafe-Selta. Dje Alaves- Valencia hapi javën, shifrat ishin 1-1.

Në ishull, Premier League ofron sfida me pritshmëri të lartë. Hap Liverpul-Buornmëth (13:30) për të vijuar në 16:00 me ndeshjet në kalendar. Luhet edhe derbi i Londrës Arsenal-Uest Hem (16:00).

Vetëm Strasburg-PSG është shtyrë në Ligë 1 teksa të tjerat do takohen sipas programit. Spikat dueli Nicë-Monako. Po në 20:00 do ndeshen edhe Dijon-Tuluzë, Anxhers-Nantë, Metz-Nimës dhe Reims-Brest.

Eredivisie, Ajaksi pas dy humbjeve radhazi, është mbrritur në tabelë nga AZ Alkmar e cila luan me Den Hag (18:30). Herenven- Ajaks, nis në 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!