LeBron: “Nuk luaj pa tifozë”

“Trimi i mirë me shokë shumë”. Sentencë perfekte për deklaratën e yllit të NBA-së LeBron Xhejms. Ngjet në Amerikë teksa e gjithë bota njerëzore po përballet me Koronavirusin vdekje prurës.

Luaj basketboll me shokët e mi të skuadrës për tifozët. Ata mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë, por unë nuk do të luaj me dyer të mbyllura “.

Ky është pozicioni i qartë dhe i vendosur i LeBron Xhejms mbi mundësinë e NBA-së që të luajë me dyer të mbyllura për shkak të Koronavirusit.

Ylli i Lakers, pasi fitoi super sfidën me Bucks, shprehu mendimin e tij: “Të luash pa tifozë është e pamundur, nuk luaj nëse nuk ka tifozët në shkallë“. (Video).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!