Nis shitja e biletave të finales së Champions…

Shitja e biletave të destinuara për tifozerinë neutrale për finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2020 fillon sot në orën 14:00.

Kjo do të kryhet ekskluzivisht në portalin e biletave në UEFA.com dhe do të vazhdojë deri më 12 mars në orën 14:00.

Tifozët neutralë, do të marrin pjesën më të madhe të biletave për në finalen e planifikuar në stadiumin ‘Olimpik Ataturk’ në Stamboll të shtunën e 30 majit në 22:00 me orën lokale.

Nga një kapacitet prej 72,000 spektatorësh, më shumë se 6000 bileta do të jenë në dispozicion të tifozëve në të gjithë botën përmes UEFA.com. Ndërkaq 40,000 bileta do të ndahën për tifozeritë e dy skuadrave finaliste (20,000 për secilën).

Çmimet:

  • Kategoria 4: 70 €
  • Kategoria 3: 180 €
  • Kategoria 2: 450 €
  • Kategoria 1: 600 €

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!