Takim ekstra, tifozët spanjollë kanë një…ide për Valencian

Portat e ‘Mestalla’ do të mbyllen sonte në 21:00 për rikthimin e raundit për 1/8-at e Champions League midis Valencias dhe Atalantës.

Sidoqoftë, tifozët vendas, të gjetur në këtë situatë, kanë vendosur të mos humbasin mbështetjen e tyre për ekipin e zemrës.

Pas urgjencës së Koronavirus teksa sikundër në gjithë europën po prek edhe Spanjën, masat e sigurisë ndalin praninë e tifozëve në shkallë.

Sipas asaj që raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, takimi i tifozëve vendas me automjetin që transporton skuadën e Albert Selades, është caktuar për në 19.30. Një mënyrë speciale për të karikuar skuadrën përpara se të nisë takimi

Ndërkaq, takimi i vajtjes në ‘San Siro’, shkoi për bergamaskët e Gasperinit në shifrat 4-1. Ekipi surprizë në këtë fazë të Champions, Atalanta, mahniti jo vetëm në daljen nga grupi por dhe në dushin që i dha spanjollëve në 19 shkurt (4-1).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!