Laçi marshon, mban zonën ‘europiane’
Kategoria Superiore, java e 25-të: Laçi- Bylis 2-1 (Greca 56′, Rapo 86’/ Mozone 64′ pen)
Laçi i dha një tjetër shtysë pozitive objekivit të tij për të synuar një biletë europane në fund të sezonit. Për javën e 25-të, bardhezinjtë pritës, kaluan 2-1 Bylisin e Ballshit.
Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë teksa të besuarit e Armando Cungut, vihen shpejt në kontroll të lojës duke ju afruar rrezikshëm portës së mbrojtur nga Isli Hidi. Nuabueze dhe Xhixha por dhe Greca janë gjithnjë aty.
Në minutën e 10-të Nuabueze shënon golin e parë të takimit por Xhaja e anulon për prekje të topit me dorë. Ngulmon sërish Laçi i cili me Lushkjen në të 14-tën, humbet një top-gol nga brenda zonës.
Për të ardhur në të 32-tën teksa Bicaj pas një topi të kthyer godet mirë me topin që prek shtyllën e majtë të Stazhilës dhe del jashtë.
Fraksioni i dytë, nis me sulme të vendasëve dhe problemëve në markim të Nuabuezes. Sulmuesi pëson tri ndërhyrje të ashpra në pak minuta dhe detyrohet të dalë nga fusha.
Por asgjë nuk ndryshon te kurbinasit. Në të 56-tën Redon Xhixha me një gjuajtje potente nga jashtë zone provon aftësitë e Hidit. Portieri ndal por i ikën topi nga duart. Ndjek Greca i cili shtyn për në rrjetë 1-0.
Miqtë zgjohen dhe në pak minuta pas një aksioni nga loja e ndaluar, fitojnë penallti. Ishte Gjoni për Laçin që prek topin me dorë. Mozone nga 11 metra larg, me goditjen qëndrore, barazon shifrat në të 64-tën.
Lëvizje në stol. Cungo heq Gjonin për Adolf Selmanin dhe më vonë Deliun për Donald Rapon. Skuadra përgjigjet dhe në të 86-tën, Rapo pas një topi të larguar keq nga portieri mik, e dërgon në kuadrat për 2-1 final.