Luhet në mesjavë, debuton Orges Shehi

Në këtë pikë të garës, gabimet janë të ndaluara. Sot për javën e 25-të, 10 ekipet e Kategorisë Superiore me plane dhe llogari të hapura për objektivët e ditës.

Përjashto takimin e Laçit, java luhet në 17:00. Edhe pse të hënën u aludua se takimi Skënderbeu- Luftëtari do zhvillohej si çifti Laçi- Bylis në 14:00, kjo nuk ka ngjarë.

Ndërkaq, Tirana kryesuese viziton Vlorën. Kryesuesit me moral të lartë pas fitores 5-1 ndaj Partizanit, pritet të kthehen me tri pikë nga përballja me Flamurtarin e fund-tabelës.

Ndeshje e thjeshtë, gati formalitet për Skënderbeun ndërsa pret Luftëtarin. Duelet e nxehta me mision pagabueshmërinë, shfaqen takimet Partizani- Teuta e Kukësi-Vllaznia.

Nga ana tjetër Laçi- Bylis teksa i paraprin kësaj jave në mesditë, përmbush të gjitha kriteret e një dueli të shkallës së lartë vështirësie.

Risia e javës vjen nga pankinat. Durrsaku Orges Shehi, në rolin e trajnerit, do të debutojë në krye të Kukësit ndaj shkodranëve në ‘Elbasan Arena’.

Ora 14:00

Laçi-Bylis

Ora 17:00

Kukësi- Vllaznia

Partizani-Teuta

Flamurtari- Tirana

Skënderbeu- Luftëtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!