Goleadorët në ‘morsë’, dalin nga fusha duke çaluar…

Ata u ndalën sot. Asnjëri e as tjetri nuk shënuan. Bëhët fjalë për dy golashënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore Kirian Nuabueze dhe Vasil Shkurtaj.

Pas 25 javëve, sulmuesi i Laçit udhëheq me 17 gola ndërsa një më pak ,16, ka shënuar vlonjati i Kukësit.

Por sot të dy futbollistët ‘snjaper’, dolën nga fusha e lojes duke çaluar. Kundërshtarët prej javësh i kanë pikasur dhe masat për ti mbuluar në zonë e jashtë saj, shpesh konsistojnë në lojë të ashpër.

Nuabueze vetëm në 5 minuta të startit të pjesës së dytë sot në Laç, u hodh tri herë në tokë. Shkurtaj po ashtu doli në mesin e pjesës së dytë duke çaluar.

Nëse te bardhezinjtë objektivi u arrit edhe pa ‘gjahtarin’, Kukësi doli i dëshpëruar pasi ndaj Vllaznisë mbylli 0-0. Goleadorët në ‘rrezik’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!