Edmond Dosti: “Demi dhe Rama të ikin…”

“Presidenteti Demi dhe Derjtori Rama ka dy zgjidhje ose ju te dy jepin doreheqjen ose historia e Sormanit mbaroj gota sot u mbushe per ndryshe do jet shume vone tifozet i ka mbaruar durimi ! “
Kjo ka qenë deklarata e ish- sulmuesit të Partizanit Edmond Dosti në rrjetet sociale pak minuta më përpara.
Në fakt ish-bomberi i të kuqëve, teksa ka vënë re se skuadra çalon, prej javësh ka kërkuar që skuadra e Partizanit të ndryshojë në lojë.
Me syrin e një specialisti të mirëfilltë, ‘Moke’ ka dhënë shpesh mesazhe se skuadra e tij e zemrës, nuk po sillet si kampione në fushë.
Humbja me Tiranën 5-1 dhe kjo e sotmja me Teutën 0-1, duket se e kanë tjetërsuar Dostin. Deklarata e tij duke kërkuar largimin e dyshes drejtuese Demi-Rama, mjaft e guximshme.
Për Sormanin, dihet ‘pazari’. Ai nuk shihet si i zoti për Partizanin. E tha Edmond Dosti.
