Laçi hap portat, kërkohet mbështetje maksimale

Zëdhënsi i klubit, Pali: ‘Ndeshje e rëndësishme, për tifozët rezervojmë hyrjen falas…’

Kategoria Superiore në pikun e edicionit, luan nesër takimet e javës së 25-të. Do të hapë javën çifti Laçi-Bylis në program duke nisur nga ora 14:00.

Të dyja  skuadrat vijnë në këtë takim ndërsa këtë edicion, janë ndeshur 4 herë. Dy në kampionat e dy në Kupë. 

Kurbinasit e vendit të tretë, u eliminuan pikërisht nga mallkastriotët në Kupë dhe europa e tyre, kalon vetëm nëse sigurojnë një vend kontinental nga kampionati.

 Për këtë, skuadra e Cungut, është përgatitur intensivisht dje dhe sot ndërsa te klubi bardhezi, nuk kanë lënë pas dore organizimin e ndeshjes.

 I pyetur rreth situatës në prag të takimit të nesërm, zëdhënsi për shyp i  klubit kurbinas Dario Pali, tha se Laçi i ka marrë të gjitha masat që ndeshja me Bylis, të jetë e mirëorganizuar. Për ‘Sporti im.al’ Pali deklaroi:

Ndeshje e rëndësisë së veçantë për vetë objektivat tanë si klub. Ne vijmë pas dy fitoreve në transfertë por ato nuk vlejnë nëse nuk fitojmë të radhës në shtëpi.

Stafi teknik do ketë shumë alternativa. Grupi i lojtarëve, përjashto Tekon, do të jetë i plotë. Por ne si klub, jemi duke punuar me të gjitha hallkat që faza organizative të jetë në nivelin e duhur që kërkon rregullorja.

Duam sa më shumë mbështetës në shkallë. Klubi ka vendosur të hapë dyert e të gjitha sektorëve të impiantit duke përjashtuar vetëm tribunën qëndrore’-tha zyrtari i klubit bardhezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!