Nis ‘era’ Shehi, Kukësi pret kthesën…

Dikur i sfidonte në fushë si futbollist kundërshtar me Skënderbeun, sot Orges Shehi drejton kuksianët. Pas prezantimit, durrsaku ka startuar me seancën e parë me verilindorët në përpjekje për ti kthyer identitetin e liderit në Superiore.

Në fakt, Shehi e ka nisur aventurën e trajningut vitin e kaluar teksa klubi me të cilin bëri histori, Skënderbeu, i besoi stolin teknik.

Që në fillim, 42 vjeçari nga Durrësi, dha sinjale të forta se di të përgatisë e të drejtojë në nivele të larta teksa me korçarët vjet, u rendit i 4-ti.

Sidoqoftë, te Kukësi ka një objektiv- titullin ose Kupën. E për ta bërë këtë, i duhet të përmbysë Tiranën e etur për trofe që kryeson me 4 pikë më shumë në 24 javë të luajtura.

Në deklaratat e para, Shehi tha se e njeh grupin dhe se mund të arrijë objektivin. Nënkuptohet titulli kampion. Po si?

Një specialist futbolli do ti sygjeronte: të rrisë psikologjkisht futbollistët në tërsi. Besmi i lëkundur, presioni i pikëve, përqëndrimi i dobët në fund, vënja e individit në funksion të skuadrës apo përmirësimi i raportëve futbollist-futbollist.

Debutimi të mërkurën ndaj Vllaznisë me të cilën ka luajtur si portier në 2004-05.
Shehi ka pranuar sfidën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!