Ultrasit bardheblu zaptojnë sheshin…

“Tirona Fanatics” ka nisur marshimin shoqëruar me këngë speciale drejt impiantit të kryeqytetit.
Nga sheshi “Skënderbej”, drejt stadiumit “Air Albania” më ritmet e daulleve dhe këngëve të hershme dhe të reja të 24 herë kampionëve të Shqipërisë.
Situata sa vjen e nxehet, reportazhi me të thëna e të pathëna, pritet të pasurohet në vijim.
Këtë herë marshimi i tyre ngjan me uragan, uniformat bardheblu të çdo moshe, janë ‘derdhur’ në shesh.
Pas koreografisë në rrugë e shkallë, ‘tionasit’ presin edhe pikët. Në 19:00.