Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Finale në ‘Selman Stërmasi’ për Kupn e Shqipërisë U-17: Partizani-Tirana 0-4  (Meçuli 11’ 58′, Birçaj 65’ 85’)

Partizani dhe Tirana u takuan sot në ‘Selman Stërmasi’ për të zhvilluar finalen e Kupës së Shqipërisë deri në 17 vjeç.

0-4 janë shifrat përfundimtarë me skuadrën e Migen Memellit që ngre në qiell Kupën e tretë në histori.

Një dhuratë e bukur për 100 vjetorin e klubit dhe një ‘asist’ për Tiranën A e cila të premtën, do të presë në ‘Air Albania Stadium’, pikërisht Partizanin e Sormanit.

Ndërkaq, me mbështetje maksimale bardheblu në shkallë, Meçuli ndër të dalluarit e kesaj grup moshe, shënon dy gola në të 11’ 58′: Për t’ja lënë stafetën e golave Birçajt ndërsa bën të njejtën gjë duke realizuar në 65’ 85’.

Fundi i gjithi i bardhebluve të vegjël, totalisht në festë. Diferencat në fushë të mëdha.

Pas takimit Memelli shkon të takojë homologët e tij (Pelinxhin) te pankina e kuqe, Musta i tregon se ka ngatërruar rrugë duke i bërë me shenjë që duhet të shkojë të skuadra e tij. Aspak ‘fair-play’. (Foto: P. Pashollari)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!