Plori godet në shënjë, ‘Frikë nga Telushi’

I ftuar në një studio televizive të dielën e kaluar, trajneri i Besëlidhjes Elvis Plori, tha se në ndeshjen e dytë me Partizanin, skuadra e tij do shënojë një gol.
Shifrat 3-0 të të vajtjes, lejonin të besohej se skuadra lezhiane, besonte fort te kualifikimi në Kupë, që gjithësesi ja doli. Madje duke shënuar golin që shkodrani Plori lajmëroi.
Por tekniku po në ligjerimin e mbrëmjes, ndërsa u pyet se kujt futbollisti i druhej nga Partizani u shpreh: ‘Kam frikë vetëm Telushin. Ai gjuan nga distanca por do i marrim masat’- fjalët e teknikut.
E thënë e bërë. Vlonjati i të kuqëve, u pa si rreziku kryesor i Partizanit për Besëlidhjen. Me ndeshjen e përfunduar dje 3-1 në ‘Elbasan Arena’ për kampionët, Bruno Telushi, shënoi 3 gola. Plori goditi në shënjë…