Dënohet presidenti, futbolli kosovar në…ankth

Ndeshja e Kosovës për Nations League në Maqedoni të Veriut në mars, sot merr dy lajme negative. E para lidhet me faktin se njeriu i parë, në krye të FFK-së, Agim Ademi, dënohet me 9 muaj burgim efektiv.

E dyta lidhet me udhëtimin e skuadrës dhe delegacionit por dhe tifozëve në një vënd që sot ka raportuar praninë e parë të koronaviruesit ‘Uanian’.

Por:

Në Kosovë, i gjithë opinioni sportiv, mësoi sot se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, të cilin gjykata e shkallës së parë, e kishte shqiptuar ndaj kryetarit të (FFK), Agim Ademi.

Kronologjia ecën pasi më 5 korrik 2019 Agim Ademi dhe Muharrem Rama ishin shpallur fajtorë për veprën penale detyrim në tentativë.

7 muaj më vonë ,Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës. Ademi në telashe, Kosova futboll në kaos.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!