Dinamo e ‘artë’ mund Besëlidhjen, Kastrioti komandon grupin

Thyhet Besëlidhja në Pezë-Helmës nga Dinamo, barazon Kastrioti në Shijak pa gola me Erzenin, Burreli humb mundësinë për tri pikë teksa barazon në shtëpi me Veleçikun 1-1 dhe Korabi që kalon 1-0 në shtëpi Egnatian.

Këto janë vediktet e Grupit A në kategori të parë luajtur sot në orën 14:00. Padyshim që surpriza është Dinamo e trazuar nga përshtjellimet e fundit institucionale.

Ishte Vilfor Hysa ai që udhëhoqi blutë me golin e parë ndërsa pontrei dyfishoi duke i hapur rrugën Dinamos të fitojë sfidën e të rrisë shanset për qëndrim.

Takimet e Grupit B, luhen nesër duke nisur nga ora 14.00.

Rezultatet e sotme Grupi A:

Erzeni- Kastrioti 0-0

Dinamo- Besëlidhja 2-0

Burreli- Veleçiku 1-1

Korabi- Egnatia 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!