Alimi: ‘Shkëndija di si fitohet në transfertë’
Sot në ‘Prva Liga’ (14:00) duel shqiptarësh. Renova pret Strugën. Në fushë edhe Shkupi.
Liga e Parë të futbollit të Maqedonisë sjell tjetër ndeshje të vështirë për Shkëndijën e teknikut Ernest Gjoka.
Pas fitores të një jave më parë 1-2 në Strumicë përballë Akademija Pandev, situata në klasifikim të kampionatit elitar në Maqedoni të Veriut, mbetet po ajo.
Vardari i pari dhe Shkëndija që ndjek. Sot në Kratovë teksa tetovarët do të ndeshen me Sileksin e vendit të tretë. E vështirë. Për më tepër që rivali Vardari dje fitoi në transfertë me Borecin 0-1.
Duke folur për klubin para katij takimi, autori i njërit prej golave të takimit të kaluar për Shkëndjen, Armend Alimi, beson se sot skuadra kuqezi do ruajë ecurinë pozitive duke tentuar të marrin tri pikë.
“Besoj fuqishëm se nëse ne jemi në nivel të detyrës, atëherë nga Kratova do të kthehemi me tre pikë”, preçizon Alimi.