Arsenal triumfi ndaj Everton, Junajtid ‘shfryn’…

Mikel Arteta dhe Arsenali i tij, arrijnë të thyejnë Evertonin në shifra 3-2 në Premier League.

Vendimtar në këtët përballje në ‘Emirates Stadium’, Abumejang me dy golat personalë. Dy shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, me performacë të shkëlqyer.

Mançester Juanjtid fiton 3-0 ndaj Uatford duke konfirmuar momentin e mirë të shfaqur javët e fundit. Sikundër edhe Volves që mundi po 3-0 Noruiçin.

Seria A, pas ndeshjeve të shtyra për shkak të koronavirusit kinez, u pasua me Roma- Leçe. Shumë pak histori në këtët takim teksa verdhekuqtë, shënuan 4 herë në portën e leçezëve.

Më herët Lacio mundi jo pa vështirësi Xhenovën në transfertë 2-3. Imobile ecën me rekorde pas 25 takimëve arrin të shnojë 27 herë.

Bundesligë në të vetmet takime të ditës, Vofsburg shpartallon Mainzin 4-0 ndërsa Leverkusen mjaftohet me 2-0 ndaj Augusburgut.

La Liga, teksa pritet të mbyllet me Atletiko Madrid- Vijarreal (21:00), dha këto rezultate: Osasuna-Granada 0-3, Alaves- Bilbao 2-1, Vajadolid- Espanjol 2-1, Getafe- Sevilja 0-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!