Duel gjigandësh, Fjuri ‘Tajsoni’ i ri
Në Las Vegas është zhvilluar këtë mengjes një super betejë boksi për konfederatën WBC. “Mbreti Cigan”, siç njihet ndryshe Fjuri, ka habitur të gjithë jo vetëm për triumfin por dhe në deklaratat pas saj.
Dueli mes Tajson Fjurit dhe Donetei Uajlder u vendos në raundin e 7-të ndërsa gjyqtari vendosi të ndalë takimin duke i akorduar fitoren ishullorit me shkakun se Uajder, nuk përballonte më tej.
“Jam i kritik me vetën pasi kisha deklaruar që do të hidhnja në tapet që në raundin e 2-të.
Doja ta fitoja ndeshjen me KO. Trajneri im më tha se do ta mundja me nokaut dhe unë besova. Ai kishte të drejtë“-tha Fjuri i cili shtoi se beson se Uajder do kërkojë sërish një tjetër duel.
Nuk e përjashton mundësinë për tu ndeshur me Entoni Xhoshuan duke thënë se do të jenë menaxherët e tij që do vendosin për ndeshjet e radhës..