Mesi ‘show’, Ronaldo tri pikë Juves…

‘Premier League‘ luajti shumë ndeshje sot për ‘hesap’ të javës së 27-të.

Bërnli mundi Buornemuth 3-0, Kristal Palasë- Njukasëll 1-0, Shefild Utd- Brajton 1-1, Sauthempton-Aston Vila 2-0, Lieçester- Mançester Siti 0-1.

Ndërkohë dueli i ditës në Londër mes dy skuadrave fqinje Çelsit dhe Totenhemit, përfundoi 2-1 për skuadrën e Çelsit.

Seria A, luajti dy takime ndërsa Fiorentina-Milan nis pas pak çastesh. Gjatë mesditës Bolonja-Udineze u mbyll barazim 1-1 ndërkohë që disa minuta më parë, SPAL u mund 1-2 nga Juventus me golin e Ronaldos në të 39′dhe Ramsejt në të 60′. Petanja shkurtoi pak nga fundi.

La Liga’ nisi me fitoren mjaft të rëndësishme të Seltës ndaj Leganes 1-0. Barcelona me 4 gola të gjeniut Mesi dhe një tjetër të Arturo Vidal, fundosi Eibarin 5-0.

Sociedad- Valencia 3-0, teksa pas pak (21:00) Levante-Real Madrid.

Bundesliga si gjithnjë ofron surpriza e gola të shumtë. Sot Hertha në krizë, u mund turpshëm 0-5 nga Këlni.

Frajburg gjithashtu humbi në shtëpi 0-2 me Duseldorfin ndërsa Dortmundi, fitoi në transfertë 0-2 me Verderin. Gladbah- Hofenhien u mbyll 1-1. Çifti Shalke 04- Lajpcig, përfundoi 0-5 për formacionin mik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!