Udhëtoi me Egnatian, ndërron jetë Kryebashkiaku
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 52-vjeçare pas infarktit të miokardit.
Ai kishte shkuar në Peshkopi bashkë me skuadrën e qytetit të Rrogozhinës Egnatia për përballjen ndaj Korabit.
Në pushimin e ndeshjes ai ka shkuar të konsumojë një kafe bashkë me disa persona të tjerë, ku papritur ka pësuar infarktin që ka rezultuar tragjik për të. Lajmin e ka publikuar Shqiptarja.com
Ndeshja mes Korabit dhe Egnatias, luajtur sot në Peshkopi, përfundoi 1-0 për vendasit.