‘Leva’ nuk ndalet, Paderborni bie në fund…

Bajern Mynih-Paderborn i parapriu javës së 23 -të në Bundesligë. në vështirësi deri në fund por shifrat pas 93 minutave lojë, fiksojnë 3-2.

Bavarezëve u është dashur të djersijnë shumë për të siguruar këtë sukses ndaj skuadrës së Gjasulës, e cila po barazonte tri minuta nga fundi 2-2.

Në Seria A, Breshia- Napoli u shfaq me dy tablo. Në fraksionin e parë ‘dallendyshet’, udhëhoqën 1-0 por me startin e së dytës, formacioni i Gatuzos, shënoi dy herë duke përmbysur shifrat për 1-2 final.

La Liga‘ ofroi duelin Betis-Majorka. I gjithë takimi u shoqërua nga klasi dhe dolat e shumtë.

Fraksioni i parë u mbyll 2-2 teksa në të dytën, Betis kaloi përpara por pa mundur të përfundojë në avantazh. Majorka arrin të tretin dhe skuadrat që morën nga një pikë (3-3).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!