Bartomeu: ‘Kurrë nuk kam paguar për diskriminime…’

Josep Maria Bartomeu president of FC Barcelona discusses his soccer team Thursday July 20 2017 in New York AP Photo Mark Lennihan

U akuzua se ka përdorur mënyra të ndyshme për të poshtëruar bashkëpuntorë, lojtarë ish-presidetë apo politikanë.

Ishte “Cadena Ser”, e cila ka thënë se Barcelona i ka një milion euro borxh 13 bizneseve të vogla (rrjeteve sociale). 

Presidenti i Barcelonës Hozef Maria Bartomeu, përgënjeshtron dhe përgjigjet se kurrë nuk do lejojë të shtrembërohet e vërteta.

Ndër të tjera kreu i skuadrës blaugrane ka thënë:


Barcelona kurrë nuk ka punësuar asnjë shoqëri për të diskredituar ndonjë lojtar, ish-lojtar, politikan, president apo ish-president. E gjitha është gënjeshtër. Ne do të mbrohemi nëse është e nevojshme përpara atyre që na akuzojnë.

Barcelona mori përsipër shërbimet e klubit ‘I3 Ventures’ në fund të vitit 2017. Por duke konfirmuar se njëra prej shoqërive është e lidhur me atë kompani (Respeto Y Deporte), ne morëm përgjegjësinë për ndërprerjen e kontratës me ‘I3 Ventures’ këtë mëngjes.

Pyetja nëse kemi porositur shërbime të mediave sociale për të ruajtur imazhin, përgjigjja është po.

Kur pyetemi nëse kemi kryer detyra për të diskredituar njerëzit, përgjigjja është jo. Ne do të përndjekim ata që na akuzojnë për këtë dhe të mbrojmë veten tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!