Çudia, Barcelona ‘shtyn’ afatet e merkatos

Barcelona kryen afrime edhe kur merkato në Spanjë është mbyllur. Lojtari danez Martin Brejthuejt, te blaugranët. Klubi ka paguar klauzolën prej 18 milion eurove në arkat e Leganës…

Goditja mund të jetë historike në mënyrën e vet, sepse në fakt është një blerje zyrtare që zyrtarizohet me mbylljen e tregut të transferimeve.

Kjo është bërë e mundur falë një pike në rregulloren zyrtare të RFEF, federatës spanjolle (124.3).

Rregulloret parashikojnë që, nën autorizimin e federatës, një klub mund të bëjë një blerje për të zëvendësuar një lojtar, i cili, për shkak të një dëmtimi ose problemi shëndetësor, detyrohet të qëndrojë larg për një periudhë të paktën prej pesë muajsh.

Artikuli 124.3

Dhënia e licencës jashtë merkatos së lejuar, mund të autorizohet në raste të jashtëzakonshme, nëse një lojtar i skuadrës mungon për shkak të sëmundjes ose dëmtimit për një periudhë pasiviteti më të gjatë se pesë muaj, dhe kjo kur regjistrimi i zëvendësuesit të tij nuk kërkon Çertifikatë Ndërkombëtare Transferimi “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!