Starton Ipko, nesër derbi i Gjilanit…

Në pritje të derbit të Gjilanit nesër mes Dritës dhe Gjilanit për Ipko Superligën e Kosovës, sot pas pushimit të ‘dimrit’, nis kampionati elitar i dardanëve.

Kështu Ballkani kryesues me 34 pikë pas 17 ndeshjeve, do të presë në shtëpi Drenicën nga Skënderaj duke nisur nga ora 13.00.

Po në këtë orë, në program edhe dy sfida të tjera. Prishtina e Dallkut në dukje ka një përballje të lehtë pasi pret Vushtrrinë ndërsa Ferizaj-Feronikeli, merr gjithë vemendjen e ditës.

Sakaq, java e 18-të Ipkos dha këto shifra teknikë: Ballkan- Drenica 3-0,Prishtina- Vushtrria 4-0, Ferizaj- Feronikeli 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!