Plaku ndëshkon Selimajn, Ballkani në krye…

Ipko, java e 19: Gjilani-Flamurtari (Kos) 2-0, Ballkani- Ferizaj 3-0, Trepçia ’89-Dukagjini 2-1.

U mbyll java e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës.Pas takimeve Vushtrria- Drita (2-3 të premten) dhe Llapi- Feronikeli 2-1 e Drenica-Prishtina 1-3 (dje), sot tri sfidat e mbetura…

Gjilani falë dy gabimëve në mbrojtje të Flamurtarit me protagonist portierin shkodran Erlind Selimaj, ia doli të marrë tri pikë duke qëndruar në zonën e skuadrave pretendente.

Goli i parë produkt i Sebino Plakut ndërsa i dyti po i ‘makës’ Kategoria Superiore, teksa Bushiç me kokë, thyen gishtërinjtë e porierit kuqezi dhe shënon golin e sigurisë.

Ndërkaq, Ballkani ecën i sigurtë në krye. Sot formacioni i Ismet Munishit, mundi 3-0 Ferizajn. Dy gola erdhen nga pika e bardhë e penalltisë…

Fitore të vështirë arriti Trepçia ’89 në Mtrovicë. Përballë Dukagjinit të ‘dorëzuar’ nga Klina, u desh pjesa e dytë që vendasit të përmbysnin golin e Milicajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!