Tirana pret ‘Tironën’ në ‘Air Albania’

Tirana me Ngo në krye, i ngjan Liverpulit. Së paku në rezultatet e fundit teksa bardheblutë në të dy kompeticionet Kategori Superiore-Kupë, me nigerianin në timon, kanë vetëm fitore.

Të shtunën, pret Skënderbeun për javën e 22-të. Bardheblutë nuk duan të humbin terren në synimet për titull, ndaj për të qenë sa më atraktivë e efikasë, kanë menduar që herët për detajet e kësaj përballjeje.

Me kontigjentin e plotë, dhe 1 pikë pas Kukësit kryesues, Tirana ka njoftuar se takimi do luhet në ‘Air Albania Stadium’.

Madje pak çaste më parë, ka postuar në zyrtaren e klubit edhe vend-pozicionimet dhe pikat e shitjes së biletave të cilat janë hedhur në treg që sot.

Kapluar nga 100 vjetori i themelimit, 9-të fitoret radhazi, kanë zgjuar ndjeshëm tifozerinë e cila pritet të jetë e shumtë në numër të shtunën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!