Laçi ndiqet nga ‘vllai i madh’

Pas impiantëve kryesore në vend, sot për herë të parë edhe stadiumi i Laçit njohu kamerat e sigurisë.

Federeta Shqiptare e futbollit në bashkpunim me klubin, ka arritur në kohë të shkurtër të instalojë një mori kamerash të cilësisë së lartë.

Nga salla e improvizuar në katin e dytë të impianit, sot gjatë sfidës Laçi- Bylis (3-2) për Kupën e Shqipërisë, të gjithë ambientet e stadiumit ‘Laçi’, janë vëzhguar nga specialistët përkatës të fushës.

Kështu, me bardhezinjtë protagonistë në elitën e futbollit shqiptar, plotësohet edhe kriteri i sigurisë. Mbetet për tu parë hapi i radhës, ai që lidhet me sistemin elektik të ndriçimit.

Stadiumi ‘Laçi’, figuron nga të vetmit në Kategorinë Superiore që nuk ka reflektorë ndriçues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!