Gjoka: ‘Prisni Shkëndijën e madhe…’

Ernest Gjoka trajneri i Shkëndijës së Tetovës, duke folur për kanalin e lubit, ka theksuar se skuadra ndihet e kompltuar dhe se përgatitjet turke i kanë dhënë një tjetër ‘hop’ grupit të riformatuar.

Edhe pse Gjoka ende nuk i sheh afrimet në ‘top-formë’, ndoshta për të ‘vënë në gjumë’ rivalët, pritet të tentojë përmbysjen e madhe në klasifikim. Titulli mbetet objektiv madhor…

Shkëndija ka përfunduar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërsa pak para nisjes për në Tetovë, trajneri Ernest Gjoka për kanalin e klubit ka folur në lidhje me vlerësimin e tij për punën e bërë deri tani.

  • “Përgatitjet në Antalia shkuan mirë dhe shfryëzuam kushtet e këtushme”
  • “Testet me skuadra europiane na shërbyen për të komponuar skuadrën”
  • “Ardhjet filluan të funksionojnë, por ende jo 100%, mundet akoma më mirë”
  • “Uroj të nisim mirë kampionatin, na pret akoma shumë punë drejt objektivave”

Kuqezinjtë mbyllin fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe kur ka mbetur edhe një javë deri në fillim të gjysmësezonit pranevror, ekipi kthehet në Tetovë ku do të vijojë punën deri në ndeshjen e parë të dielën e ardhshme kundër Akademia Pandevit.

Me këtë rast, pak para nisjes nga Antalia për në Tetovë, shefi i stafit teknik të KF Shkëndija, Ernest Gjoka, për kanalin e klubit ka folur në lidhje me fazën përgatitore.“-shkruan Shkëndija në zyrtaren e klubit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!