Flet Daniela, Monza shpejt në Seria A

18 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje, janë këto shifrat e Monzës në Seria C. Skuadra e Berluskonit dhe administratorit Galiani, po jeton një ‘përrallë’. Në klub shprehën se për 2 edicione Monza e periferisë së Milanos, do garojë në Seria A.

Intervistuar nga ‘Tuttosport’, drejtoresha operative e Monzës, Daniela Goxi, foli për marrëdhëniet e saj me Silvio Berluskonin dhe Adriano Galianin me të cilët ka bashkëpunuar që nga Milano:

Kur Gliani më thirri unë nuk mendova për për asnjë moment. Tani po jetojmë një përrallë. Gjithmonë e kam admiruar Berluskonin, personalitetin e tij të shkëlqyeshëm, përsosjen e tij dhe inteligjencën e madhe që ai aplikon në gjithçka që mbart.

Dhe unë jam e lumtur që punoj përsëri me ta. Ne jemi një ekip që po mundohet të rikthehet në Serie B pas 20 vitesh. Po punojmë shumë për të arritur këtë qëllim dhe për të realizuar një ëndërr.

Vitin e ardhshëm ose pas 2 viteve, do të synojmë për fluturimin më të lartë. Të gjithë besojmë. Jemi të bindur semund të bëjmë historinë ndërsa jetojmë me entuziazmin e së vërtetës“-tha Goxi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!