Shaka me aziatikun, Dele Alli në telashe…

Coronavirus nëpër këmbë dhe Dele Alli që bën shaka në rrjete. Pasi pikaset nga kamerat në aeroport dhe bëhët çështje në FA, lojtari i Murinjos, kërkon falje.
Në fakt, futbollisti i Totenhem vihet në qendër të polemikave për një video të postuar në ‘Snapchat’, në të cilën ai bën shaka me një person aziatik.
Më pas kërkesa për falje: “Unë i zhgënjeva të gjithë”, fjalët e sulmuesit me pasaportë angleze.
Por tani edhe pse ka kërkuar ndjesë, mund të përballet me një skualifikim nga Federata Angleze e Futbollit.