Klasikja i paraprin javës…

Nga: Erga Kruja Kenga

E 21-ta mbrriti. Kategoria Superiore staton sot me Vllaznia- Tirana në tempullin e futbollit shkodran ‘Loro Boriçi’. Një sfidë e cila sikundër është etiketuar prej dekadash, ngjan me një klasike. Do gjykojë ndërkombëtari nga Lezha, Eldorian Hamiti.

Nesër, Kukësi pret Laçin në ‘Elbasan Arena‘. Sfidë e gjitha për tu ndjekur. Skuadra e Duros, në momentin më të mirë sezonal, për të demostruar se janë ata skuadra që meriton kreun. Bardhezinjtë aspak inferiorë. Duelet mes tyre veshur gjithnjë me misteret e ‘pathëna’.

Në Korçë ka borë por ka dhe ‘ujqër‘. Skënderbeu pret Bylisin e Dovedan në kërkim të identitetit. E tregoi javën e kaluar… Pavarëisht mungesës së Krasniqit, dhe ‘digave’ gjithfarësh, di të luajë në ‘borë e shi’.

Mallakastriotët, tri takime pa fitore befas humbin disi terren. Korça iu dha shkëlqim fazën e parë, e ndoshta kanë nevojë për një udhëtim drejt juglindjes…

Është momenti për tri pikë të tjera për Partizanin. Nuk janë dorëzuar ende në misionin për mbrojtjen e titullit. ‘Demat’ janë të destinuar të mundin Flamurtarin, paçka se hipoteza ‘përballë kanë një ekip të dorzuar‘, mund të ketë ndikim në performancë. Takimet në vijim, rebusi për tu zgjidhur…

Në ‘Niko Dovana’ vjen një ‘Niko‘. Është tekniku i Luftëtarit Nikolin Çoçlli me mendimin për të ndalur Teutën. A do ja dalë?

Martini dhe skuadra e tij, dhuruan një ndeshje fantastike javën e kaluar në kryeqytet me Tiranën. Durrsakët janë gati. ‘Europa’ shumë pranë….

Java e 21-të:

Vllaznia- Tirana (sot ora 18:00)

Nesër:

Kukësi- Laçi (‘Elbasan Arena’) 14:00

Skënderbeu- Bylis 14:00

Partizani- Flamurtari 17:00

Teuta- Luftëtari 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!