Kaotizëm dhe ‘VAR’, Bylis-Vllaznia mes polemikave…

 
Kategoria Superiore, java e 20-të: Bylis-Vllaznia 2-2 (Murataj 3′, Ndreca 7’/ Malota 2′, Lika 42′)

Spektakël i garantuar në Bylis -Vllaznia. Sikundër në fazën e parë (0-0) të dyja skuadrat në ‘Adush Muça’ ndajnë pikët në një ndeshje të përfunduar me shifrat 2-2.

Duhet kërkuar në arkivë për të gjetur një takim që nis me 3 gola të në 7 minuta.

Ishin shkodranët ndërsa realizuan të parët me Malotën por si një ‘rrufe në qiell të hapur’ vijnë golat e Muratajt dhe Ndrecës për ngjyrat vendase.

Aq, pasi deri në fundin e pjesës së parë, gjithëçka shkoi e qetë. Në limite të këtij fraksioni, është kapiteni Lika teksa me një super-gol gjeti balancën.

Në pjesën e dytë, Bylis nis më mirë por me kalimin e kohës, shkodranët shfaqën rrezikshëm me Zhunior e Hristov. Hidi bën detyrën duke ruajtur rezultatin.

Kur sfida po shkonte drejt barazimit, krijohet një situatë kaotike. Është trupa e gjyqtarëve e cila akordon një penallti ‘fantazmë’ në dëm të Vllaznisë.

Ka protesta pa fund derisa Vllaznia në kundërshtinë e saj, parashikon edhe tërheqjen nga fusha.

Anulimi me “VAR” primtiv shqiptar dhe protesat në mbyllje nga të gjitha anët. Gjyqtarët dalin të shoqëruar nga forcat e rendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!