Xhixha nderon Laçin, kurbinasit të tretët…

Kategoria Superiore, java e 20-të: Laçi-Skëndërbeu 1-0 (Xhixha 52′)

Në 2020-tën nuk shënon Nuabueze por Laçi ka edhe një sulmues me mjaft cilësi si Readon Xhixha teksa në momente të caktuara bën diferencën.

Ngjau sot në takimin Laçi-Skëndëbeu të luajtur për llogari të javës së 20-të të Kategorisë Superiore.

Nis me një kontroll më të mirë të lojës skuadra e Ilir Dajës e cila tenton me lojën nga e djathta me Ndeki dhe depërtimet e Bregut dhe Gripshit në afërsi të zonës.

Kalon shpejt kjo situatë pasi bardhezinjtë e Armando Cungut, nisin të marrin frenat e lojës dhe të shohin përpara.

Në të 25-tën, Xhixha, pas një aksioni të bukur nga e majta, futet në zonë dhe godet fort. Topi përplaset në shtyllën e djathtë të Koliqit. Është sërish Redon Xhixha që këmbëngul nga e majta, ndërsa prova e dytë vetjake, pritet nga Koliqi.

E dyta nis me gol për kurbinasit. Në të 52-tën, Shehu nga loja e ndaluar hedh një top në zonë ndërsa pas një prekje gjatë ‘trafikut’,përfundot te Xhixha.Numri 19-të i Laçit godet shpejt me të djathtën duke e depozituar në rrjetë.

Skëndërbeu i cili sot luajti pa sulmuesin Krasniqi, por me një Elezi fantastik në mesfushë, nis të sulmojë sistematikisht. Raste ka edhe Laçi që nga ana e tij vuajti mungesën e fantazistit Regi Lushkja.

Minutat e fundit kalojnë mes duelit të sulmuesëve miq dhe mbrojtjes vendase. Stazhilla, sot ishte në një ditë fantastike. Laçi i treti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!