Tirana nuk ndalet, Sormani merr fitorën e parë…


Tirana me Egbonë në timon, arrin fitorën e gjashtë radhazi…

Në tri takiemt e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, luajtur sot në Gjirokastër, Vlorë dhe Tiranë, pati bollëk golash.

Luftëtari- Partizani 0-3

Partizani pas disa javëve të errta, nis me gol ende pa u nxehur në fushë. Ishte Solomon teksa në të 2-tën, kalon përpara të kuqtë.

Do të jetë sërish skuadra e Sormanit që do ushtrojë presion derisa në të 18-tën, Broja me një gjuajtje ballore nga jashtë zone, mposht për herë të dytë portierin vendas të përgjegjshëm, Shala.

Në fraksionin e dytë është Kordiero që arrin të mbyllë llogaritë. Edhe braziliani godet nga jashtë zone për të regjistruar të tretin në të 71-tën.

Flamurtari-Kukësi 1-4

Kryesuesit e Superiores, verilindorët e Kukësit, nuk e vunë në asnjë çast në diskutim fitorën ndaj Flamurtarit.

Në stadiumin ‘Flamurtari’, skuadra e Duros hasi në një formacion vendas në gjendje ‘kome’ duke i shnuar dy herë radhazi me vlonjatin Shkurtaj në 7′ dhe 13 (pen).

Në pjesën e dytë me Musollin (69′) dhe ‘ Çemën në të 80’tën. Golin e Flamurtarit e shënoi Vrapi në minutën e 58’.

Tirana-Teuta 2-1

Në ‘Air Albania Stadium’, Tirana e pa vetën në vështirësi në start. Në prani të një numri rekord tifozësh, Teuta goditi që në minutën e 13-të me Lorenco Vilën.

Sulmuesi e dha udhë sferës me kokë drejt kuadratit pas zhvillimëve nga e djathta. Më pas, një gafë e portierit Frashëri, bën që Ngo të përfitojë e pas dy tentativave (me porten bosh fillimisht goditi shtyllën), të barazojë.

Por Tirana e Egbosë funksionon dhe mbetet gjithnjë në gjysmëfushën mike. Shpejt vjen edhe avantazhi me Torasën. Në të 27-tën, aksion i bukur i Ngosë pasimi për argjentinasin i cili me klas, shmang portierin dhe e dërgon në rrjetë.

Në të 42-tën një karton i kuq i ekzgjaeruarpër Çyrbjen, prish balancat në fushë. Megjithatë minutat në vijim, nuk sollën të reja.

Me Ngo që humb sërish një mundësi të artë por dhe lojtarë të tjerë bardheblu, pa shënjestrën e duhur, Tirana mbyll me tri pikë duke rezultuar forcë e dytë pas javës së 20-të

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!