Manaj, goli i parë dhe i kuqi i parë… me Barcelonën
Sulmuesi Rei Manaj me fanelën e Barcelonës B nis mirë dhe keq aventurën në Katalunjë. Titullar me ‘B’ e Barcelonës, ndaj Prat në Segunda Division, Manaj në minutën e 27 të ka kthyer në gol një penallti.
Por në fund të fraksionit të parë (45+4), Manaj ka marrë kartonin e dytë të verdhë në këtë takim duke u detyruar të dalë nga fusha.
Barcelona B, aktualisht pas 22 javëve renditet në vendin e 3-të (38 pikë) ndërsa Prat qëndron në të parafundit me vetëm 17 pikë.
Aq sa ka dhe vendi i fundit Orihuela.