Barcelona e ka numrin… ‘9’

Kupa e Mbretit: Barcelona -Leganes 19:00, Mirandes-Sevilja 21:00

 Nëse në Shqipëri humbja shokuese e Partizanit dje në Kupë me Besëlidhjen (3-0) për media të caktuara nuk përbën lajm të madh, në Spanjë ‘Mundo Deportivo’, del sot me shkrimin kryesor se kërkohet një sulmues me ‘numrin 9-të’.

Dëmtimi i Luis Suarez duket se i ka shtyrë katalanasit të vihen në lëvizje urgjente. A do mund të përfitojë Rei Manaj nga kjo situatë dhe të përfshihet në planet e Setien?

Vështirë të thuhet por prestigjiozja kujton se Barcelona ka dhe 48 orë kohë për të vendosur.

Në fakt sulmuesi kuqezi Manaj, pasi arriti të nëshkruajë për Barcelonen B, dje është fokusuar duke u stërvitur me grupin e Mesit me shokë.

Sot, ndaj Leganes për Kupën e Mbretit, ndoshta do përfshihet në listë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!