Rikthehet Zhunior, Vllaznia e ka seriozisht…

Sot klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Pas Adilit, Hristov, Gligorov dhe Sidorenkos, Silvio Zhunjor, duket goditja tjetër e klubit më histori të madhe-Vllaznia.

Kuqeblutë, edhe pse me financim 100% nga Bashkia Shkodër, por me ecuri të mirë në kampionat dhe pikë që shtyjnë për lart, nuk kanë qëndruar duarlidhur gjatë merkatos së janarit.

Për ‘Silvio Rodriguez Pereira Junior’ , rezulton kthim te shkodranët pasi gjatë edicionit 2018-19, Zhunior, ishte pjesë e skuadrës veriore në Kategori të Parë.

Klubi shkruan:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit brazilian Silvio Rodriguez Pereira Junior. Ky i fundit siç e dini, ka qenë pjesë e skuadrës kuqebluve gjatë sezonit të kaluar teksa dha kontributin e tij për rikthimin e skuadrës tonë në Superligë.

Ndërkohë ditët e fundit, drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertën atij për t’u rikthyer sërish tek Vllaznia dhe lojtari e ka pranuar atë ndërkohë që pasditen e sotme ka hedhur edhe firmën në kontratë.

Junior do të jetë pjesë e klubit tonë për një periudhë njëvjeçare dhe shpresojmë që me ardhjen edhe të tij, skuadra të ketë zgjidhur përfundimisht problemin e mungesës së golit. Mirë se erdhe sërish në Shkodër, Silvio!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!