Tirana fton tifozët në ‘Air Albania’

Në kulmin e formës sportive, në pikun e edicionit, Tirana me fytyrën e Egbosë, po thyen rekord pas rekordi.

Pesë takime radhazi të fituara, shto këtu dhe fitoren për 1/8-at e vajtjes sot ndaj Kastriotit (1-3), e kanë rritur adrenalinën pozitive në shtëpinë bardheblu.

Ndërkaq, java e ardhëshme një tjetër betejë e Tiranës në kampionat. Këtë radhë viziton Teuta e cila konsiderohet kundërshtar mjaft i fortë.

Në 2 shkurt, kryeqytetasit e vendit të dytë presin durrsakët por klubi ka njoftuar se do ti presë tifozët e saj në ‘Air Albania Stadium’. Edhe pse shumë nga mbështetësit ‘tironas’, janë kundër, klubi ka vendosur.

Postimi i klubit:

‘Tirana – Teuta në “Air Albania”

Ndeshja e rradhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën.

Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferë bardheblu për objektivin e rradhës, tre pikët.

 Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë sëbashku.
KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve tifozerike, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim.”-
shotë klubi Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!